Dogana e Kosovës ka ndaluar 21 cisterna me derivate të kompanisë HIB Petrol për t’iu bërë analizë.
Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.
Ai ka thënë se brenda dy ditëve pritet që të dalin rezultatet dhe të merret vendimi nëse nafta mund të hyjë në Kosovë ose të kthehet në vendin e origjinës.
“Dogana ndal rregullisht për kontroll të konformitetit cisternat dhe si të tilla janë selektuar për analiza laboratorike 21 ngarkesa me derivate me origjine nga Shqipëria. Dërgesat janë në pritje te rezultateve të analizave. Një pjesë janë në terminal në Ferizaj dhe një pjesë tjetër në Prizren”, ka thënë Stavileci për “Indeksonline”.
Rikujtojmë, se javën e kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë Kujtim Bucaliun dhe HIB Petrol sh,p.k në akuzën për mashtrim të Komunës së Prishtinës me naftë jocilësore.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...