Prizreni është tronditur në dy javët e fundit nga dy ngjarje të rënda. Dy femra të reja janë vetëvrarë në dy javët e fundit për arsye deri më tani të panjohura.
Tragjedia e parë ndodhi në natën e 8 majit rreth orës 1-00 të natës. Një femër e moshës se re ishte hedhur nga kati i pestë i banesës për t’i dhënë fund jetës.
Tragjedia e dytë ndodhi në orët e para të ditës së sotme. Një vajzë është hedhur nga kati i tetë i banesës duke mbetur pa shenja jete.
Indeksonline mëson se që të dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës.
Madje, persona të afërt me të dy shoqet thonë në burime anonimiteti se vetëvrasja e sotme mund të ketë ndërlidhje me ngjarjen e parë tragjike.
Të kontaktuar me Policinë e Prizrenit të cilët kanë konfirmuar se dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës.
Një video inçizim të shkurtër nga vetëvrasja e sotme para se tashmë e ndjera t’i jepte fund jetës.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=SLl4zUN1PC8
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...