Organizata komunale e Kryqit të Kuq Tetovë pretendon se ju është marrë ilegalisht prej tyre një objekt në posedim të tyre. Kryetari i organizatës, Qatip Besimi, thotë se ky është një objekt i vendosur afër parkut të Tetovës, i cili sipas tij ishte tjetërsuar, përmes krimit të organizuar që përfshin disa institucione.
E gjitha filloi në vitin 2005, kur si kryetar i Kryqit të Kuq Tetovë, Qatip Besimi, firma tetovare ka dashur të largohet nga objekti, i cili është marrë me qira nga Kryqi Kuq, edhe pse kontrata e qirasë i ka skaduar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për këtë uzurpim thotë ai, jemi ankuar në gjykatën e Tetovës, por firma blerëse ka falimentuar dhe ne kemi dashur të parashtrojmë ankesën tek menaxheri i kësaj firme. Por personi menaxher, siç tha Besimi, ndërkohë legalizoi objektin në emër të tij në një mënyrë kriminale, pasi më parë kadastra ilegalisht fshiu kryqin e kuq si pronar të pronës dhe sektori për urbanizëm pa procedurë ligjore legalizoi ndërtesën.
Nga komuna e Tetovës, u përgjigjen se nëpërmjet Sektorit për urbanizëm deri tek Ministria e Transportit dhe Lidhje, përsëri kanë dërguar të gjitha dokumentet rreth procedurës për legalizimin e objektit kontestues. /Telegrafi/
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman