Një grup i tifozëve të Liverpoolit janë sulmuar në Kiev të enjten.
Siç raporton ‘The Mirror’, që ka publikuar disa pamje ekskluzive të këtij incidenti, tifozët e “Redsave” janë sulmuar në një restauruan nga disa banditë të maskuar, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se 20 huliganë ishin të përfshirë në një sulm që ndodhi rreth orës 8 – 9 të mbrëmjes afër stadiumit NSC Olimpiyskiy, ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve të shtunën.
Njëri tifoz i Liverpoolit kishte përfunduar i gjakosur, ndërsa tjetri i ka thënë ‘The Mirror’: “Ne ishim duke ngrënë darkë, plotësisht të fokusuar në punën tonë. Nuk kam ardhur këtu për këtë. Kam ardhur për të shikuar futboll”.

“Ne ishim këtu që katër orë dhe më pas u sulmuam. Ata erdhën tek ne si një grumbull qenesh. Nuk ndaleshin. Ishte e tmerrshme”
Karrige dhe tavolina janë parë duke u hedhur mbi tifozët, shumica e të cilëve sapo kishin arritur në Ukrainë./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...