Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka protestuar ndaj Londrës zyrtare se Serbia nuk do të rrijë duarkryq nëse Britani e Madhe, kur do të jetë kryesuese në KS të OKB-së të vëjë në rend dite heqjen e takimeve zyrtare për Kosovën.
Siç njoftojnë mediet serbe, ministri Daçiq deklaroi se ky qëndrim i Beogradit i është dërguar ambasadorit britanik në Beograd, Denis Keefe, si dhe përfaqësuesve të Mbretërisë së Bashkaur, në East River.
”Nga ana jonë, qëndrimi britanik që të hiqet nga rendi i ditës mbledhjet informative për Kosovën është i patolerueshëm, aq më tepër, kur ata do të jenë nikoqir të Samitit të BE-së, e cila do të mbahet në korrik, ku Ballkani Perëndimor do të angazhohet për stabilitetin rajonal, që pikërisht ata që me aksionet e tyre diplomatike po e dëmtojnë atë”, deklaroi Daçiq, transmeton RTK.
Bëhet e ditur se takimet për Kosovën në KS të OKB-së organizpohen çdo tre muaj, ndërkohë që në mbledhjen e fundit SHBA, Britania e Madhe, me mbështetjen e katër shteteve të vendet tjera të Perëndimit, dhanë propozimin që takime të tilla të rrallohen, ose të mos mbahen më./RTK/
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë
Të paktën 73 persona u vranë në përpjekje për ta kapur “El M...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Dialogu Kosovë–Serbi, Vuçiq takohet sot me Sorensen
Katër super përballje sonte në Ligën e Kampionëve – sy...
Kurti pret sot në takim ministren e Shqipërisë, Elisa Spirop...