Sektretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ende nuk i është përgjigjur letrës së kongresmenëve të ShBA-ve, në të cilën ata bënë thirrje për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
“Këto letra nuk vijnë shpejt. Në fakt, vazhdimisht dërgojmë letra deri te agjencionet e ndryshme amerikane dhe organizatat, siç është ky rast. Nuk kërkojmë përgjigje menjëherë, por zyra jonë do të vazhdoj të kërkojë përgjigje edhe në të ardhmen. Shpresoj që do të ndodhë shpejt”, deklaroi kongresisti republikan Jim Banks, në intervistën për Zërin e Amerikës.
Kongresisti Banks, i cili ishte nismëtari i dërgimit të letrës, thotë se është plotësisht i bindur se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të jetë fitore e madhe në përpjekjen për t’u ruajtur stabiliteti.
“Kohët e fundit e pyeta sekretarin për mbrojtje, Mattis, se cili është mendimi i tij për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Ai, bashkë me mua dhe të tjerët, sheh se Maqedonia do ta forcoj Aleancën. Do të përputhet plotësisht në të”, tha Banks.
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...