Unai Emery sapo ka filluar detyrën e tij në Arsenal, por ai duket se tashmë është duke marrë disa këshilla nga paraardhësi i tij.
Ish trajneri i Sevillas dhe Paris Saint Germain po futet në këpucët e Arsene Wengerit, i cili menaxhoi klubin në 22 vitet e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Duket se ai ka zgjedhur për të vendosur vetën në këpucët e Wengerit – të paktën nëse gjykojmë nga pozat dhe vendet se ku ka pozuar për të bërë fotografi.
Emery kopjoi Wengerin duke u ulur në një karrige në tribunat e Emirates dhe duke shtrirë duart në ulëset tjera pranë. Të njëjtën pozë e kishte marrë Wenger kur po shikonte stadiumin gjatë prezantimit të tij si trajner në vitin 1996 dhe në ndeshjen e tij të fundit në klub.

Po ashtu, Emery kopjoi edhe një tjetër pozë të Wengerit derisa po ecte në fushën e stadiumit Emirates.
46-vjeçari ngriti duart lart ashtu siç kishte bërë Wenger 22 vite më parë./arbresh.info/
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari