Ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën pas mesnate në Karaçevë të Poshtme të Kamenicës.
Fëmija 14-vjeçar Luan Bernjashi është rrahur për vdekje nga babai i tij.
60-vjeçari e ka mbajtur për disa orë në shtëpi djalin e tij dhe tek rreth orës 1 pas mesnate e ka dërguar në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë, raporton KTV.
Por, aty vetëm është konstatuar vdekja e tij.
Familjarët e Luanit nuk kanë dashur të prononcohen, por fqinjët e tij tregojnë që Ganiu tërë ditën e ka kaluar duke kërkuar lëmoshë.
Edhe shkolla fillore “Asllan Thaçi”, ku kishte ndjekur mësimet i ndjeri, ka ndërprerë mësimet.
Fillimisht, kur u dërgua në QKMF, familjarët kishin thënë që Luani është aksidentuar me motoçikletë.
Por, Policia shpejt kishte arritur të zbulojë rastin që e ka cilësuar si vrasje të rëndë dhe e ka ndaluar në mbajtje vrasësin.
Sipas Policisë, 60-vjeçari Gani Bernjashi ka qenë i arrestuar edhe më parë për vepra të ndryshme./KTV/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...