Shefi ekzekutiv i “Tesla”-s, Elon Musk sulmoi ashpër shtypin përmes një serie mesazhesh në “Twitter”.
Madje, ai tha se planifikon që të krijojë një faqe interneti, që do të vlerësojë besueshmërinë e lajmeve dhe burimeve.
Ideja duket se është motivuar nga lajmet e fundit për kompaninë e tij “Tesla”, që ai mendon se janë të padrejta. Kompania është bërë objekt i raporteve investigative për kushtet e punës në fabrikë dhe shqetësimet për sistemin e frenimit të makinave të saj elektrike.
Gjithashtu ka pasur raporte për aksidente, ku janë përfshirë makinat “Tesla”, gjë që sipas Muskut është e njëanshme, duke konsideruar numrin e madh të aksidenteve të makinave të tjera.
“Problemi është se gazetarët janë nën presion të vazhdueshëm që të marrin sa më shumë klikime dhe parà nga publicitetet, përndryshe pushohen nga puna. Situatë me kleçkë, pasi Tesla nuk bën publicitete, por kompanitë e karburanteve dhe makinave me djegie të brendshme janë mes reklamuesve më të mëdhenj”, shkruan Musk në mesazhet e tij.
Për këtë arsye, Musk tha se do të krijojë faqen e internetit që do të përdoret për të matur besueshmërinë e medieve. Musk tha se ka ndërmend ta quajë atë “Pravda”, si gazeta e Partisë Komuniste në ish-Bashkimin Sovjetik./tch/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...