Presidenti i FFK-së, z.Fadil Vokrri ka pritur sot kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, z. Refki Suma, me bashkëpunëtorë, njofton FFK, transmeton arbresh.info.
Me këtë rast, presidenti Vokrri e ka njoftuar mysafirin për zhvillimet në futbollin e Kosovës, teksa ka theksuar se përmirësimi i infrastrukturës së stadiumeve është ndër prioritetet kryesore në këtë periudhë.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, pasi shprehu falënderimin e tij për këtë mikpritje dhe e uroi presidentin Vokrri për punën që po bëhet në të gjitha aspektet në futbollin kosovar, kërkoi mbështetjen e presidentit Vokrri në ndonjë formë në finalizimin e projektit për fushën e futbollit në Hanin e Elezit, ku ende nuk është bërë shtrimi i barit artificial, ndërtimi i zhveshtoreve dhe rrethojave.
Me këtë rast, presidenti Vokrri shprehu gatishmërinë e tij të plotë dhe të FFK-së që të ndihmojë me mundësitë që kanë në dispozicion.
Në fund të takimit presidenti Vokrri e falënderoi kryetarin e Hanit të Elezit për vizitën, duke i dhuruar edhe një fanellë të Kombëtares së Kosovës. /arbresh.info/

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...