Një vale e të nxehtit në Pakistan ka lënë të vdekur 65 persona, në qytetin jugor të Karachi të Pakistanit gjatë tre ditëve të fundit, tha një organizatë e mirëqenies sociale të martën, mes frikës se numri i të vdekurve mund të rritet, përderisa temperaturat e larta po vazhdojnë.
I nxehti ka përkuar me ndërprerje të energjisë në muajin e shenjtë të Ramazanit, kur shumica e besimtarëve nuk hajnë dhe nuk pijnë për orë të tëra, transmeton portali arbresh.info
Temperaturat mbi 45 gradë kanë ngritur shqetësime të mëdha.
Megjithatë, raportet e vdekjeve të nxehtësisë në Karaçi do të shkaktojnë shqetësime mes frikës së një përsëritjeje të valës së nxehtësisë në vitin 2015, kur murgjet dhe spitalet u mbushen dhe të paktën 1.300 njerëz kryesisht të moshuar dhe të sëmurë vdiqën nga nxehtësia ./arbresh.info/
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...
Sulmet terroriste të Serbisë në Kosovë, Kurti: Vakuumi që lë...
Kryeministri Estonisë në konferencë me Ramën: E mbështesim i...