Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rurar, Vesel Krasniqi, me nënkryetarin e Komunës së Klinës, Besim Hoti, drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Naser Morina dhe drejtorin për Shërbime Publike , Ibër Elezaj, vizituan sot fshatin Resnik, lagjen e Havollëve për të parë nga afër dëmet që janë shkaktuar nga shiu i rrëmbyeshëm dhe intensiteti i madh i breshrit mbrëmë.
Përmes një komunikate, komuna ka bërë të ditur se sipas vlerësimeve fillestare, dëmet janë të mëdha sidomos në sipërfaqet e mbjella me pemë dhe perime, po ashtu edhe në infrastrukturë duke dëmtuar edhe serat.
Vlera e dëmeve të shkaktuara ende nuk dihet saktësisht.
Nënkryetari i komunës, Besim Hoti, ka thënë se pas mbledhjes së të dhënave për dëmet e shkaktuar, do të formojnë një komision i cili do të bëjë raportin e vlerësimit të dëmeve dhe përmes buxhetit për raste emergjente, do të shikojnë mundësinë për ti ndihmuar të dëmtuarit.
Ky raport do t’i shkoj edhe Ministrisë së Bujqësisë, bashkë me kërkesën për kompensimin të dëmeve.
Ndërsa, banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre për dëmet e shkaktuara dhe njëherë ata kanë kërkuar që të ju kompensohen dëmet.
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...