Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti, i biri i veprimtarit Ukshin Hoti i rrëmbyer dhe zhdukur nga okupatori serb në 1999, ka thënë se autoritetet e vendit kanë bërë shumë pak në zbardhjen e këtij rastit të babait të tij.
Hoti në Info Magazine deklaroi se është faktori ndërkombëtar ai i cili duhet të marrë hapa konkret në zbardhjen e këtij rasti e po ashtu dhe rasteve të tjera, krime të luftës të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë, njofton Klan Kosova.
”Burgun e Dubravës e mbaj mend shumë mirë. Siç dihet botërisht data kur babi im është liruar nga burgu ishte 16 maj ditë e diel”.
”Çdo herë 16 maji e 19 maji për ne familjarët janë ndër ditët më të vështira. Është bërë shumë pak në zbardhjen e drejtësisë (për të mos thënë hiq) sa i përket rastit të babait tim e po ashtu dhe krimeve të tjera ndaj shqiptarëve”.
”Është bërë shumë pak edhe për të zhdukurit por edhe përfshirë masakrën e Dubravës. Është faktori ndërkombëtar ai që duhet të ketë rolin kryesor në këtë drejtim”.
”Kjo duhet të ndodhë në mënyrë që të qartësojë rastet e të gjitha masakrave që kanë ndodhur në Kosovë”.
I pyetur në Info Magazine nëse çështja e zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti duhet përfshirë në dialogun Kosovë – Serbi, i biri i tij Andin Hoti tha:
”Po të gjitha rastet që kanë ndodhur, krimet që kanë ndodhur në Kosovë çështja e të zhdukurve duhet të futen në dialog me Serbinë. Duhet dialoguar gjithnjë për krimet e kryera nga ta në Kosovë”.
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...
Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike D...
Koreja e Veriut ekzekuton ata që shikojnë Squid Game