Me dhembje e lot, në 19 vjetorin e vrasjes më çnjerëzore të 77 shqiptarëve, qyteti i Vushtrrisë sot ka bërë homazhe dhe ka nderuar qytetarët e tij martirë, jeta e të cilëve u këput nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe.
Sot 19 vite, pas kësaj plage të rëndë të luftës, kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri tha se qyteti i Vushtrrisë nderon martirët që dhanë jetën për liri.
“Të gjitha këta njerëz të mirë të Vushtrrisë e të Kosovës u vranë vetëm për një arsye: ata ishin shqiptarë, refuzuan nënshtrimin dhe refuzuan që të braktisin tokën e tyre, shtëpitë e tyre. Ata si i gjithë populli i Kosovës e kishin kuptuar që regjimi i Millosheviqit kishte synim dëbimin dhe spastrimin trojeve etnike shqiptare, prandaj vendosën që të qëndrojnë e me gjakun e tyre dhe me jetën e tyre njomën lirinë e pavarësinë e Kosovës”,tha Tahiri.
Nga ky tubim përkujtimor, kryetari Tahiri ka kërkuar nga drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare që fillimisht ta zbardh rastin e vrasjes çnjerëzore të 77 qytetarëve të Vushtrrisë, e më pas edhe të fshehjes së krimit duke i varrosur trupat e tyre në varrezë masive në Beograd.
Qyteti i Vushtrrisë sot ka nderuar martirët duke bërë homazhe në varrezat e martirëve të 22 majit në Vushtrri.
Me 22 maj të vitit 1999 brenda pak orësh në qytetin e Vushtrrisë u vranë në mënyrën më çnjerëzore 77 persona, derisa një person tjetër ende është në listat e të zhdukurve. Të njëjtën ditë u plagosën shumë persona, e po ashtu nga forcat serbe u arrestuan edhe qindra persona qytetarë të Vushtrrisë.
Për më keq, për të fshehur gjurmët e krimit personat e vrarë dhe masakruar nga forcat serbe u dërguan në varrezë masive në poligonet ushtarake Beograd, për tu zbuluar disa vite më vonë.
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...