Është refuzuar kërkesa e transgjinorit Blert Morina, për ndryshim të emrit dhe gjinisë në dokumentet e tij të identifikimit. Kërkesa e Morinës është e para që është bërë në Kosovë nga personat transgjinor.
Blert Morina e dorëzoi kërkesën për ta ndryshuar emrin në çertifikatë të lindjes, letërnjoftim dhe pasaportë, nga ‘Blerta’ në ‘Blert’, si dhe për ta ndryshuar gjininë nga F (Femër) në M (Mashkull). Këtë kërkesë ai e bëri muajin e kaluar tek Zyra e Regjistrit Civil në qytetin e tij të lindjes, në Gjakovë, raportoi sot uebsajti i lajmeve kosovotwopointzero.com.
Por më herët gjatë kësaj jave, Blerti u informua nga Drejtorati për Punë të Përgjithshme Administrative brenda Zyrës së Regjistrit Civil të Gjakovës, se kërkesa e tij ishte refuzuar.
Si bazë për ndryshimin formal të emrit dhe gjinisë në dokumentet zyrtare të identitetit të Blertit, aplikimi i tij i referohet Urdhrit Administrativ për Kushtet dhe Procedurat për Ndryshimin dhe Përmirësimin e Emrave Personal, veçanërisht dispozitës që thotë: ‘Emri personal e pengon integrimin e personit në shoqëri’.
Megjithatë, në vendimin zyrtar citohet një rekomandim i Komisionit të Agjencisë së Regjistrit Civil, duke deklaruar se aplikacioni nuk i ka përmbushur kushtet e Urdhrit Administrativ.
“Komisioni ka vlerësuar se arsyeja e ofruar nga parashtruesja e kërkesës nuk qëndron… pasi që emri ‘Blerta’ nuk e pengon integrimin e personit në shoqëri”, thuhet në vendimin e Komisionit të Agjencisë së Regjistrit Civil.
Deri më tani, deri në 150 trupa amerikane të plagosur në luf...
45 vjet nga demonstratat e 11 marsit që tronditën ish-Jugosl...
Haradinaj: Presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka ...
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...