Drejtues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës gjatë takimit me këshillin kombëtar kundër narkotikëve, thanë se pavarësisht progresit të bërë deri më tash, nevojiten përpjekje edhe më të mëdha në luftimin dhe parandalimin e drogave.
Në këtë takim u diskutua lidhur me raportet e tremujorit të parë të këtij viti, për të gjitha institucionet të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektivave të përgjithshme të Strategjisë Kundër Narkotikëve.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, fillimisht vlerësoi grupin punues për punën e bërë deri më tani, në veçanti falënderoi organet e ndjekjes penale, me theks të veçantë Policinë e Kosovës në luftimin e kësaj dukurie negative.

Ai kërkoi nga të gjithë akterët e përfshirë që të bëjnë përpjekje maksimale në luftimin e kësaj dukurie, në mënyrë që të këtë sa më pak kontakt të qytetarëve me të gjitha llojet e drogave.
Grupi punues vlerësoi se luftimi i kësaj dukurie ka arritur suksese, por duhet të bëhen përpjekje edhe më të mëdha në luftimin dhe parandalimin e drogave.
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...