Sipas raporteve, Barcelona dëshiron të rrëmbej këtë verë talentin e ri të Tottenhamit, Reo Griffiths.
Sulmuesi i shumëvlerësuar mbush 18 vite më 27 qershor dhe mund të joshet për transferim jashtë vendit për kompensim minimal krahasuar me rivalët anglez, transmeton portali arbresh.info.
Drejtori i “Spurve” dëshiron që Griffiths të nënshkruaj kontratë të re, por ‘Daily Star’ pretendon që Barcelona është e gatshme për të siguruar shërbimet e tij.
Griffiths arriti te “Spursët” nga Leyton Orienti në vitin 216 dhe është zhvilluar me shpejtësi.
Ai ka shënuar 34 gola, përfshirë katër kundër Arsenalit, ndërkohë që arriti të realizonte edhe hat-trick në një fitore të thellë prej 9 me 0./arbresh.info/
“Kurrë s’kemi dëgju seancë për diskutim për presidentin”- Op...
“Show propagandues”, Abdixhiku i prerë: S’marrim pjesë në se...
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...
Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit