Vendësve u mjaftoi vetëm perioda e parë për të dominuar Bostonin, me Lebron që realizoi 11 nga 34 pikët e skuadrës së tij, ndërsa Celtics shënuan vetëm 16 pikë.
Cavs realizuan të njëjtin numër pikësh, 34, edhe në periodën e dytë, por diferenca në fund të pjesës së parë mbeti thuajse e njëjtë, +15 pikë, me tabelën elektronike që tregonte rezultatin 68–53.
Saktësia dhe potenca e LeBron James ishin të mjaftueshme që Cavs ta mbanin nën kontroll sfidën, përtej tentativave të Brown dhe Tatum për të përmbysur shifrat, madje Celevaland e uli disi ritmin në periodën e fundit, por pa e rrezikuar fitoren, të dytën e serisë, me 9 pikë diferencë, 111 – 102, transmeton “SS”.
LeBron James vazhdon të shkruajë hisotrinë në NBA. Ai shndërrohet në basketbollistin që ka realizuar më shumë kosha pas sezonit të rregullt, duke kaluar edhe rekordin e Kareem Abdul-Jabbar. Një karrierë legjendare e 33-vjeçarit, që vetëm ndaj Bostonit në play off ka realizuar në total 1 107 pikë, 22 herë mbi 30 pikë dhe në 7 raste më shumë se 40 pikë. Vetëm në këtë sezon ka shënuar mbi 40 pikë në 6 ndeshje play off, një rekord ky i 18 viteve e fundit, duke barazuar Allen Iverson në vitin 2001 me Sixers. Më mirë se LeBron kanë bërë Jerry West me 8 ndeshje play off me me më shumë se 40 pikë në vitin 1965 dhe Michael Jordan me 7 takime në vitin 1989.
Shpërthim masiv në Rusi pas rrëshqitjes së vagonëve me karbu...
Inter fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Ita...
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...