Një grup personash të maskuar dhe të armatosur me Kallashnikovë kanë sulmuar një grup të rinjsh në qytetin e Marsejës në Francë. Motivet e agresionit nuk dihen ende, por pistat ku është fokusuar policia janë krimi i organizuar dhe terrorizmi.
Një grup personash të armatosur nga tre makina të ndryshme qëlluan me Kallashnikov ndaj një grupi të rinjsh, në qytetin e Marsejës, në Francë. Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës dhe për fat të mirë vetëm një person thuhet se ka mbetur i plagosur nga të shtënat.
Agresorët hynë në veprim kur të rinjtë ndodheshin jashtë qendrës së kulturës së qytetit dhe më pas u përleshën edhe me policinë. Sipas mediave franceze, disa nga personat e armatosur po udhëtonin me një makinë “Reno Megan”, që i bllokoi rrugën makinës së policëve që po reagonin ndaj zjarrit.
Forcat e rendit vazhduan gjithësesi të qëllonin dhe një nga agjentët theu xhamin e dritares së mjetit, që arriti të largohej. Personi i lënduar ka marrë plagë në kokë dhe është dërguar në spital, ndërkohë që në vendin e ngjarjes është ngritur një perimetër sigurie.
Motivet e agresionit janë ende të paqarta, por episode të tilla nuk janë të rralla në Marsejë, ku organizatat kriminale të etnive të ndryshme përleshen për kontrollin e trafikut të drogës dhe aktiviteteve të tjera ilegale. Por, për momentin nuk përjashtohet as terrorizmi.
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...