Një besimtar mysliman është vrarë nga disa indianë, pasi u kap duke therur lopë.
Ngjarja ka ndodhur në një fshat në qendër të Indisë, ku fshatarët nuk e duruan dot aktin e tij, pasi për ta lopa është e shenjtë.
Në fakt ishin dy burra të cilët u sulmuan brutalisht nga fshatarët, ndërsa njëri prej tyre ndërroi jetë. I dyti ka përfunduar në spital në gjendje kritike.
Policia, që mbërriti në vendngjarje, gjeti kafshë të therura dhe mishin e dy lopëve të tjera të paketuara në thasë, tha zyrtari i lartë i policisë Rajesh Hingankar.
India kohët e fundit ka parë një rritje në të ashtuquajturat “vigjilentë të lopëve”, të cilët sulmojnë fermerët dhe ndalojnë kafshët nga therja. /noa.al
Vdekja e 15-vjeçarit në Ferizaj, policia jep detaje: Pësoi a...
PDK mbledh Këshillin Drejtues me 20 prill
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi