Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici, tha se Kosova është një element kyç për pranimin e Serbisë në BE.
“Normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën dhe përparimi në fushën e demokratizimit dhe sundimit të ligjit janë dy shtytësit kryesorë për hyrjen e Serbisë në BE. Sigurisht se Kosova është elementi kyç”, tha Fabrici për edicionin e së dielës të së përditshmes serbe “Blic”, përcjell Telegrafi.
Ai tha se BE ka lënë të kuptohet se sa është e rëndësishme kjo, prandaj për këtë shkak është duke ofruar ‘shërbime të mira’ në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
I pyetur nëse Serbia do të duhej t’i thoshte PO pavarësisë së Kosovës, Fabrici tha se BE ka një qasje neutrale ndaj statusit dhe se nevojitet normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës në formën e një marrëveshjeje ligjërisht detyruese.
“Nëpërmjet dialogut, BE ofron shërbime të mira për të arritur këtë qëllim”, shtoi Fabrici.
Ai tha se formati i dialogut nuk do të ndryshojë dhe se do të vazhdojë të jetë i përfshirë Përfaqësuesja e Lartë e BE Federica Mogerini.
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...