Janë premtuar spektakël dhe numër i madh i shikuesve për ndeshjen mes hendbollisteve të Vushtrrisë dhe atyre të Shqiponjës që luhet të dielën nga ora 18:00 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri.
Është kjo ndeshje e javës së fundit, përkatësisht të 20-të të Superligës A dhe njëkohësisht ndeshje që përcakton garën për titull kampioni. Pas javës së 19-të Vushtrria është e para në tabelë me 33 pikë, ndërsa Shqiponja e dyta me 31 pikë. Istogu mbanë vendin e tretë me 25 pikë kurse Prishtina të katërtin me 19 pikë.
Vushtrria me fitore, apo edhe me barazim, e fiton titullin. Në ndeshjen vendimtare pritet ta ketë edhe përkrahjen e shikuesve. Skuadrës gjakovare, Shqiponjës, i duhet fitorja për të fituar titullin. Është ky një fund dramatik i një kampionati interesant në Superligën e femrave.
Ndeshja tjetër e javës së 20-të mes Prishtinës e Istogut luhet të shtunën (nesër) prej orës 13:30. Në Superligën B të shtunën (nesër) luhet takimi mes Vëllaznimit e Dritës, që nis në ora 13:00.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...