Anëtari i KQZ-së Adnan Rrustemi përmes një postimi ne facebook, e ka fajësuar presidentin Thaçi për papërgjegjësinë e treguar në lidhje me KQZ dhe çështjen e mbetjes pa mandat dhe jofunksionale.
Ai po ashtu ka thënë se shumë projekte dhe mbështetje të donatorëve rrezikohen të dështojnë si pasojë e kësaj.
“Po bëhen më shumë se tre muaj nga kur KQZ-ja është pa mandat dhe jofunksionale. Krejt kjo nga papërgjegjësia e Presidentit, i cili sërish është vendosur në funksion e në shërbim të PDK-së.
Shumë projekte të planifikuara, mbështetja e donatorëve e aktiviteteve tjera janë të rrezikuara nga dështimi. Përgjegjësi të tjera si zëvendësimi i asambleistëve e pagesat e komisionerëve të raundit të dytë janë bllokuar nga bllokimi i KQZ-së që po i bënë Presidenti dhe PAN-i”, ka shkruar Rrustemi./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit