Veprat e artit na mahnitin çdo ditë. Por, historitë që ndërlidhen me artin dhe artistët i bëjnë këto vepra edhe më intriguese…
• Nga viti 1912 e deri më 1948, Lojërat Olimpike ndanin medalje për veprat artistike të frymëzuara nga sporti!
• Fraza “state-of-the-art” që ka të bëjë për nivel të lartë e të fundit të teknologjisë, është përdorur për herë të parë më 1955.
• Piktura e vetme që ka shitur Vincent van Gogh gjatë tërë jetës së tij ishte “Vreshti i kuq” që u ble nga artistja belge Anna Boch. Ndërkaq, katër nga 21 pikturat më të shtrenjta të shitura në ankande janë të van Goghut dhe katër të Picassos.
• Kur Mona Lisa u vodh nga Luvri më 1911, vendi i zbrazët në mure tërhiqte më shumë vizitorë se kur aty ishte e varur piktura.
• “Art, emër. Kjo fjalë nuk ka kuptim” thotë “Fjalori i dreqit” i shkruar nga ushtari amerikan me dell humori, Ambrose Bierce (botuar më 1906). Ndërkaq, Fjalori i Anglishtes i Oksfordit ka 12 kuptime për emrin “art”!
• Picasso vizatoi para se të ecte dhe fjala e parë që ka thënë në spanjisht është ajo për lapsin (lápiz, që e thoshte “piz, piz”). Kështu ka thënë nëna e tij. Ndërkaq, kur ishte 13 vjeç, babai i tij piktor e ka parë tek vizatonte një pëllumb gjë që e bind se ai po e tejkalon me talent.
• Leonardo da Vinci ishte vegjetarian dhe aktivist për të drejtat e kafshëve. Blinte zogj në kafaz dhe i lironte.
• Anish Kapoor ka marrë dëmshpërblim prej 350 mijë funteve, sepse një kompani që koleksionon art ka menduar se një vepër e tij ishte bërllok ndaj e hedhin në plehra.
• Vepra tjetër më e famshme e Da Vincit, “Darka e fundit”, përfshinte edhe këmbët e Jezusit. Por, në vitin 1652, gjatë hapjes së një dere në sallën ku ishte piktura, ndërtuesit prenë pjesën e poshtme të muralit.
• Ndonëse Salvador Dali kurrë nuk shpjegonte pikturat e tij, ka thënë se ideja për orët që shkrihen i erdhi nga copat e djathit Camembert që shkriheshin nën rrezet e diellit. /Telegrafi/
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League