Lindjet në SHBA kanë rënë në shifrën më të ulët në 30 vjet, duke shënuar një ndryshim kulturor pasi gratë po shtyjnë mëmësinë, thonë ekspertët.
Rreth 3.85 milionë bebe kanë lindur në SHBA më 2017, më së paku që nga 1987, ndërsa lindjet në mesin e adoleshenteve dhe 20 vjeçare kanë rënë, transmeton portali arbresh.info.
Të dyja normat e lindjeve – numri i lindjeve për mijë – dhe pjellorisë – një parashikim mesatar i jetës kanë rënë.
Nivelet e uljes së lindjeve janë të zakonshme kur vendet bëhen më të zhvilluara.
Shkalla e fertilitetit në SHBA është më e ulët se ajo e Britanisë së Madhe, por SHBA ka ende një nivel më të lartë të fertilitetit sesa shumë vende të tjera.
Ndërsa lindjet ranë në mesin e grave më të reja në SHBA vitin e kaluar, ajo u rrit në gratë e moshës 40-44 vjeç./Arbresh.info/
Programi europian për bashkitë, Rama: Investim strategjik pë...
Zjarr i madh në një servis në Pejë – digjen disa automjete, ...
Lladrovci me mesazh të fortë ndaj PDK-së: Nuk pranoj të bëhe...
Qeveria e kryeministrit Radev merr votëbesimin nga parlament...
Një burrë gjendet pa shenja jete në Suharekë, rasti po hetoh...
Rooney shpërthen ndaj Tuchel: Lënia jashtë e Arnold është e ...