Përfaqësues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut u takuan sot me drejtorin e ri të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi me të cilin biseduan për çështjet e përgjithshme të Shërbimit korrektues.
KMDLNj, në cilësinë e organizatës e cila me vite të tëra monitoron realizimin e të drejtave të personave të privuar nga liria dhe të stafit korrektues dhe prezantoi një pasqyrë të përgjithshme të Shërbimit Korrektues në përgjithësi dhe i paraqiti sfidat dhe çështjet të cilat kërkojnë të realizohen më shpejt dhe që kërkojnë vëmendje më të shtuar.
Në takim u pajtua se gjendja e përgjithshme në Shërbimin Korrektues të Kosovës është e mirë, por u cekën edhe drejtimet ku ka ngecje dhe që duhet të punohet më me përkushtim.
Në njoftimin e KMDLNj-së thuhet se Thaçi mirëpriti të gjitha çështjet e ngritura nga KMDLNj dhe kërkoi që organizatat e shoqërisë civile të cilat merren me monitorimin e të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria të paraqesin rekomandimet dhe të jenë bashkëpunëtorë në përmirësimin e gjendjes dhe të kushteve për personat e privuar nga liria dhe stafin e angazhuar në këtë shërbim.
“Për KMDLNj paraqet shqetësim numri i madh i atyre që një kohë të gjatë janë ushtrues detyre, infrastruktura rreth qendrës së paraburgimit në Gjilan, vonesa e funksionalizimit të qendrës së paraburgimit në Prishtinë e që për pasojë shkakton mbipopullimin në Qendrën e paraburgimit në Lipjan, mos-sistemimi i të miturve me masë edukative në Qendrën e të mitruve në Lipjan sikur edhe mos –sigurimi i ushqimit për personat e privuar nga liria në përputhje me nevojat shëndetësore, në mes të tjerash”, thuhet në njoftim.
KMDLNj i pohoi drejtorit se do të jenë bashkëpunëtorë në të gjitha çështjet të cilat do të jenë në të mirë dhe që ndikojnë në përmirësimin e trajtimit dhe kushteve për personat e privuar nga liria dhe të stafit korrektues.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...