Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se janë arrestuar pesë persona nga Maqedonia, kurse njëri është i arrestuar në Serbi, bashkë me një grup tjetër, të gjithë bashkëpunëtorë kriminal për tregti me lëndë narkotike.
Aktivitetet për këtë grup kanë filluar qysh në vitin 2017, kur në Serbi janë kapur rreth 129 kg marihuanë, pastaj rreth 500 gram kokainë dhe rreth 1,5 kg substancë përzierëse fanacetin dhe manitol.
Kjo sasi është dashur të transportohet deri në Serbi e Maqedoni. Nga aktivitetet hetuese del se personat N.D (33) nga Prilepi dhe B.E (43) nga Tetova, kanë ble kokainë me vlerë prej 25 mijë euro në Belgjikë, bashkë me substancat për përzierje. N.D është kapur në kalimin kufitar Serbi-Maqedoni, por ka arritur të ikë nga policia, kurse vetura e tij Mercedes ka mbetur në kufi. Aty janë gjetur sasi tjera droge.
Paratë për drogën e Belgjikës janë dhënë nga E.A (35) nga Prilepi. Në këtë grup janë edhe personat J.I (41) nga Tetova, i cili ka ble marihuanë dhe e ka fshehur në Kosovë, dhe së bashku me A.M (53) nga Tetova, e kanë ngarkuar në maune te personi I.I (70) për ta transportuar në Serbi.
Të gjithë të lartëpërmendurit janë kallëzuar penalisht për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike,, substancave psikotrope dhe prekursorëve./Telegrafi
Pacolli uron ditëlindjen e djalit të tij Armanit me një mesa...
Kushtetuesja e kthen në detyrë Belinda Ballukun
Nis ushtrimi i përbashkët i policisë me Ambasadën amerikane,...
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqe...
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...