Përveç Mario Gotzes, futbollistit që shënoi golin deçiziv në finalen e 2014 kundër Argjentinës, mungonte edhe Sandro Wegner, sulmuesi i Bayern Munich.
Gazeta gjermane ‘Bild’ shkruan se 30-vjeçari nuk e ka pritur aspak mirë zgjedhjen e Low. Ai është fotografuar në qendrën stërvitore të klubit duke u stërvitur me sytë në lot.Shokët e ekipit janë përpjekur të ngushëllojnë sulmuesin i cili me shumë mundësi e ka patur shansin e fundit për të përfaqësuar kombëtaren në Botëror.
“Nuk mund ta kuptoj. Po të ishte për mua, ai do të ishte në Rusi,” është shprehur trajneri i tij Jupp Heynckes.Ndërsa trajneri i përfaqësueses është shprehur: “Nuk ishte një vendim kundër Sandros, ai e ka vërtetuar klasin e tij gjithmonë te kombëtarja. E di shumë mirë se sa e rëndë është një lajm i tillë për lojtarët. Por këto vendime merren gjithmonë për të mirën e ekipit.”
Shkak i një defekti, ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm n...
Aksioni në tregun e automjeteve, Inspektorati i Prishtinës s...
Pa befasi mbyllet xhiroja e 19 në Superligën e Kosovës – Rez...
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht