Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e ka dhënë tashmë dorëheqjen.
Burime të sigurta i thanë lapsi.al se 57-vjeçari e ka marrë vendimin për tu larguar nga detyra menjëherë, sapo Partia Demokratike publikoi videon e përgjimit ku dëgjohet vëllai i tij Agron Xhafaj duke folur me një trafikant droge për kalimin e një ngarkese
Për këtë vendim të tij, ministri Xhafaj ka njoftuar edhe kryeministrin Edi Rama. Ka qenë kreu i qeverisë shqiptare ai që i ka kërkuar ministrit të presë për ta zyrtarizuar largimin publikisht për shkak se është nisur mesditën e së hënës drejt Francës për tu takuar me presidentin Macron.
Të njëjtat burime të sigurta thanë se vendimi Xhafajt është i parevokueshëm për të mos qëndruar më në krye të kësaj ministrie. Gjasat janë që dorëheqja e Xhafajt të bëhet publike pas kthimit të Ramës nga Franca të martën.
Fatmir Xhafaj është ministri i dytë i Brendshëm që largohet nga detyra prej qeverive të kryeministrit Rama pas një skandali. I pari ishte Saimir Tahiri i cili u mënjanua në nisje në vitit 2017 pas akuzave të vazhdueshme të opozitës për lidhjet e tij me grupin e trafikantëve të drogës të vëllezërve “Habilaj”.
Ironia e fatit është se të dy ministrat janë larguar për lidhje të familjarëve të tyre me trafikun e drogës.
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës