Aleanca Kosovare e Biznesit sot ka hapur Zyrën e bizneseve në Mitrovicë, projekt ky që u përkrah edhe nga komuna dhe Agjencia Rajonale Zhvillimore Veri.
Po ashtu gjatë këtij aktiviteti është nënshkruar edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet kryetarit të AKB-së Agim Shahinit dhe atij të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtirit, ku të dy u zotuan dhe premtuan mbështetje maksimale për komunitetin e biznesit.
Me këtë rast, kreu i AKB-së, Agim Shahini tha se hapja e kësaj zyreje ka rëndësi të madhe, ku dhe bizneset si shqiptare e edhe ato serbe të veriut mund të takohen e shprehin shqetësimet e tyre që kanë.
Bëhet e ditur se kjo zyre do të jetë në funksion të bizneseve të Mitrovicës, Vushtrrisë, Skenderajt, Zveqanit, Zubin Potokut e Leposaviqit për zhvillimin ekonomik të kësaj ane.
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait
Fillon presioni për Tuchelin: Mediumi i madh anglez e konsid...
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të M...