Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, nesër dhe pasnesër (më 15 e 16 maj) do të mbajë grumbullimin e radhës me futbollistët që luajnë jashtë vendit. njofton FFK, përcjellë arbresh.info.
Qëllimi i këtij grumbullimi është që përzgjedhësi me stafin e tij të shohin nga afër formën e lojtarëve dhe cilësitë e tyre, në mënyrë që të bëhet seleksionimi i tyre.
Grumbullimi mbahet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq dhe fillon në orën 15:00. Ndërkohë, më 24 dhe 26 maj, Kombëtarja U19 do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Shqipërinë U19, njërën në Elbasan dhe tjetrën në Shkodër. /arbresh.info/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...