Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani pati sot një bisedë telefonike me Kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi së cilës i shprehu në emrin e tij personal dhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë keqardhjen për situatën e rëndë të krijuar nga përmbytjet e ndodhura me pasojë humbjen e jetëve të disa qytetarëve si dhe dëme të shumta materiale.
Presidenti Nishani i përcolli Arifit të gjithë solidaritetin njerëzor dhe institucional në përballimin e kësaj situate të rëndë, përcjell Portali Albeu.
Kreu i shtetit shqiptar shprehu ngushëllimet më të ndjera për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi natyrore dhe nënvizoi besimin e tij në angazhimin e plotë të autoriteteve vendore dhe qendrore për tejkalimin e të gjitha pasojave të krijuara.
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait
Fillon presioni për Tuchelin: Mediumi i madh anglez e konsid...
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të M...