Katër pushuese janë denoncuar si të zhdukura sot nga familjarët në policinë e Durrësit, por dy prej tyre janë gjetur pak më vonë.
E denoncuar si e humbur ishte Erza Gashi, 6 vjeçe e cila mbante të veshura pantallona të shkurtra rozë, e cila është parë për herë të fundit tek bar “Riva”. E mitura nga Kosova qenë në plazh bashkë me familjen dhe është gjetur pak më vonë.
E zhdukura e dytë është vogëlushja 10 vjeçare Linda Gashi, e cila u pa për herë të fundit tek lokal “Kanal Grande”. Vogëlushja është me flokë te shkurta dhe ka të veshura rroba banjoje. Rreth tre orë nga zhdukja ajo ju gjet dhe dorëzua familjes.
Ndërkohë e zhdukura e tretë është 64 vjeçarja Xhemile Morina, e cila mban veshur një bluzë dhe fund të zi me pika të bardha.
Pak pas mesditës ka humbur edhe 7 vjeçarja Anjeza Maloku,me flokë të gjata, bjonde, pranë hotel “Gostivari”. Vajza është me rroba banjo.
Për këdo që mund të ketë informacion për të zhdukurit, policia vë në dispozicion numrin e telefonit 0694110217.noa.al
Dyshime për manipulim votash në Klinë, Prokuroria nis veprim...
Roberto De Zerbi dhe Olimpique Marseille ndajnë rrugët
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...