Në javën që vjen pala kosovare për të dytën herë do të bëjë kërkesë zyrtare për rifillim të dialogut me Serbinë, thotë Avni Arifi, shef i delegacionit kosovar në bisedimet e Brukselit.
Në një intervistë për Rtv21, ai u shpreh se do të kërkojnë që pikë e parë e rendit të ditës të jetë zbatimi i marrëveshjes për energji, duke paralajmëruar kështu se pa zbatim të kësaj marrëveshjeje, nuk ka kuptim të diskutohet me delegacionin serb.
Ai ka thënë se pas ndërprerjes së dialogut në muajin mars, Serbia ka ndryshuar çasje, duke u sjellur në mënyrë mjaft të vrazhdë karshi Kosovës.
Lidhur me ndalesën e karateistëve kosovarë që u bë nga autoritetet serbe ditë më parë, Arifi ka thënë se një gjë e tillë është e papranueshme.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...