Liverpooli do të luajë në Ligën e Kampionëve edhe edicionin e ardhshëm.
Liverpooli e ka mbyllur sezonin 2017/18 në Premierligë me spektakël, duke e mposhtur 4-0 në “Anfield” Brightonin, shkruan Gazeta Express.
Mohamed Salah në minutën e 26’, që theu rekord historik në Premierligë (32 gola), Dejan Lovren 40’, Solanke në minutën e 54’ dhe Robertson 86’, shënuan për fitoren fantastike të ekipit të Jurgen Klopp.
Me këtë fitore, Liverpooli e ka siguruar kualifikimin direkt në fazën e grupeve në Champions League për sezonin 2018/19.
“Të Kuqtë” e mbyllën sezonin në pozitën e katërt me 75 pikë, dy më pak se Tottenhami, që do të bëjë gjithashtu gara edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli e përfundoi sezonin në Premierligë me 21 fitore, 12 barazime dhe 5 humbje, duke shënuar 84 gola dhe pranuar 38.
Ron Raçi shkëlqen në fitoren e Hajdukut ndaj Rijekas
Kosova forcon masat e sigurisë në pikëkalimet kufitare
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit jep detaje pas gjetjes së trupit...
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...