Dy makina janë gjetur të djegura në fshatin Bunavi të Vlorës.
“Bëhet fjalë për një makinë, tip furgon në pronësi të shtetasit A.A., të cilin sot e ka denoncuar mjetin të vjedhur si dhe një mjet tip ”Golf”, i cili rezulton me targat e një tjetër mjeti” raporton policia e Vlorës
Djegia ka ndodhur gjatë natës por raportimi në polici është bërë sot në mëngjes. Makinat e djegura në distancë 200 metra larg njëra tjetrës.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...