Agjenti i Mohamed Salahs, Ramy Abbas Issa ka pranuar se klienti i tij është duke ngjallur interesim te klubet më të mëdha në Evropë.
Heroi i Liverpoolit që i ndihmoi skuadrës së tyre të arrijë deri në finale të UEFA Ligë të Kampionëve është përfolur muajve të fundit për një transferim te rivali në Kiev – Real Madridi, transmeton portali arbresh.info.
Issa ka zbuluar se skuadrat më të mëdha evropiane i janë afruar atij për të kërkuar nënshkrimin me Salahn.
“A nuk do të ishte e çuditshme sikur të mos kem asnjë thirrje për të? Nuk gënjej, sigurisht se kam thirrje”, ka thënë Issa për ‘Anfield Edition’.
“Por, kjo është arsyeja pse ai është aseti me çmimin më të madh në botën e futbollit tani”
Salah ka realizuar 31 gola në Premierë Ligë brenda 35 paraqitjeve./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë