Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është i gatshëm për të shpenzuar një shifër madhështore të hollash këtë verë.
Bazuar në një raport nga ‘Metro’, “Djajtë e Kuq” do të shpenzojnë 150 milionë funta këtë verë në përpjekje për të arritur nivelin e rivalit – Manchester City, transmeton portali arbresh.info. Ata pretendojnë se Mourinho dëshiron zbres faturën e pagave të klubit, e cila është më e larta në Premierë Ligë.
Matteo Darmian, Marouane Fellaini dhe Daley Blind do të largohet nga Old Trafford këtë verë, ndërkohë që Luke Shaw mund të largohet gjithashtu nga klubi.
Burimi i lartpërmendur pretendon se Danny Rose i Tottenhamit dhe ylli Alex Sandro i Juventusit janë shënjestrat kryesore për të zëvendësuar 22 vjeçarin Luke Shaw.
United dëshiron gjithashtu të siguroj nënshkrimin me yllin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë