Irani ka bombarduar objektiva iraniane brenda Sirisë, duke çuar në frikën se konfrontimet midis dy armiqve të fuqishëm mund të keqësohen. Këtu është sfondi i asaj që po ndodh.
Pse Izraeli dhe Irani janë armiq?

Që nga revolucioni iranian i vitit 1979, kur radikalët fetarë morën pushtetin, liderët e Iranit kanë kërkuar eliminimin e Izraelit. Iran refuzon të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, duke e konsideruar një pushtues të jashtëligjshëm të tokës myslimane.
Izraeli e sheh Iranin si kërcënim të ekzistencës së tyre dhe gjithmonë ka thënë se Irani nuk duhet të posedojë armë bërthamore. Krerët e saj janë të shqetësuar nga zgjerimi i Iranit në Lindjen e Mesme.
Çfarë ka të bëjë Siria me këtë?
Izraeli ka shikuar me ankth gjersa fqinji i saj Siria është konsumuar nga lufta që nga viti 2011.
Izraeli ka qëndruar jashtë luftimeve mes qeverisë siriane dhe rebelëve.
Por, Irani ka luajtur një rol çdo herë e më të madh në mbështetjen e qeverisë së Sirisë duke dërguar mijëra luftëtarë dhe këshilltarë ushtarakë.

Izraeli gjithashtu është i brengosur që Irani është duke u përpjekur që fshehtas të dërgojë armë dhe luftëtarë në Liban – një fqinj që gjithashtu ka kërcënuar Izraelin.
Kryeministri i Izraelit në mënyrë të përsëritur ka thënë se vendi i tij nuk do të lejojë që Irani të krijojë baza në Siri të cilat mund të përdoren kundër Izraelit.
Kështu, meqë Irani është bërë më i fortë në Siri, Izraeli ka intensifikuar sulmet e saj mbi objektivat iraniane atje.
A kanë qenë ndonjëherë në luftë Irani dhe Izraeli?
Jo. Irani ka mbështetur prej kohësh grupe që synojnë Izraelin – si Hezbollahu dhe organizata militante palestineze Hamas.
Por një luftë e drejtpërdrejtë do të ishte masivisht shkatërruese për të dy palët.
Irani ka një arsenal të raketave me rreze të gjatë dhe aleatëve të armatosur rëndë në kufijtë e Izraelit.
Izraeli ka një ushtri shumë të fortë dhe thuhet se ka armë bërthamore. Është gjithashtu e mbështetur fort nga Shtetet e Bashkuara.
Burimi: BBC
Përktheu dhe përshtati: ARBRESH.INFO
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...