Portieri i AC Milanit, Gianluigi Donnarumma u ngushëllua nga Gianluigi Buffon pasi kishte një ndeshje për tu harruar mbrëmjen e së mërkurës.
Donnarumma bëri dy gabime që i dhuruan direkt dy gola Zonjës së Vjetër që fitoi me rezultat 4 me 0 finalen e Kupës së Italisë, transmeton portali arbresh.info.
Donnarumma, i cili ka bërë më shumë se 100 paraqitje në Serie A pavarësisht se sapo ka mbushur 19 vjeç, kishte pranuar edhe një autogol nga Kalinic pas tri golave që realizuan skuadra e Max Allegrit përmes Bentias (56′; 64′) dhe Costas (61′).
Pas fishkëllimës së fundit, Donnarumma dukej shumë i shqetësuar.
Derisa lojtarët po shtrëngonin duart, Buffon preki në fytyrë Donnarumman duke pëshpëritur më pas një mesazh në veshin e tij.
Donnarumma është duke u parë si pasardhës i Buffonit për fanellën me numër 1 te Italia. Buffon si një 40-vjeçar u pensionua nga futbolli ndërkombëtar në fund të këtij viti, por ishte pjesë e skuadrës në disfatën 2 me 0 në mars nga Argjentina.
Por, Donnarumma pritet të jetë startues te Italia në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020./arbresh.info/
Buffon with some consolation for Donnarumma….. despite being an abject failure tonight and undoing all his team’s hard work. pic.twitter.com/zZ1njjeB5D
— MickFlairDrip (@m1897) May 9, 2018
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë