Babai i Nabil Fekir insiston se mesfushori i Lyonit nuk është takuar me trajnerin Jurgen Klopp dhe pretendon që djali i tij nuk ka arritur marrëveshje që t’i bashkohet Liverpoolit këtë verë.
Të dielën e kaluar, raportet në Francë pretenduan që Liverpooli ka arritur një marrëveshje prej 62 milionë funta për të nënshkruar me 24-vjeçarin me përfundimin e këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Fekir është thënë gjithashtu se është takuar gjithashtu me Kloppin për të diskutuar transferimin në Anfield këtë verë. Por, babai i Fekirit, Mohamed insiston se Liverpooli nuk ka ndonjë marrëveshje me Lyonin.
“Nabil në Liverpool, kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Mohamed. “Kam dëgjuar që ka pasur marrëveshje dhe gjëra të tilla, isha i befasuar”
“Unë mund të mohoj këto raporte tani, nuk është e vërtetë. Përndryshe, Nabil do më kishte treguar mua, ne jemi shumë të afërt me njërin tjetrin”
“Mund t’iu garantoj se ai nuk është takuar asnjëherë me Kloppin”
“Ëndrra e tij është të luaj në Ligë të Kampionëve me klubin e tij të fëmijërisë”
Fekir ka realizuar 22 gola brenda të gjitha kompeticioneve për Lynonin brenda këtij sezoni si dhe ka krijuar shtatë asistime./arbresh.info/
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...