Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane besohet se dëshiron t’i ribashkohet Jose Mourinhos në Manchester United pas përfundimit të sezonit.
Reprezentuesi francez është kthyer në një lojtar kyç te ‘Los Blancos’ gjatë viteve të fundit dhe tani ka mundësinë të bëhet gjithashtu lojtari më i ri që ka fituar tri herë trofeun e Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga ‘Don Balon’, francezi mund të detyrohet të kërkoj për një sfidë të re gjatë verës në rast se ‘Los Blancos’ vendosin për të rekrutuar një qendërmbrojtës të ri.
Po ashtu thuhet se Varane preferon në veçanti kalimin në Premierë Ligë te Manchester United pasi në të kaluarën ka punuar nën udhëheqjen e trajnerit Jose Mourinho.
Mourinho ishte përgjigjes për transferimin e Varanes në Real Madrid gjatë verës së vitit 2011, por trajneri portugez është përpjekur për të ri-nënshkruar me të edhe gjatë kohës së tij si trajner te Chelsea./arbresh.info/
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas