Festivali i Filmit në Kanë nis me dramën spanjolle ‘Everybody Knows’

21:27 | 9 Maj 2018
Arbresh.info

Aktorja Cate Blanchett parakaloi tapetin e kuq të Kanës, pas hapjes së festivalit që këtë vit përbëhet nga një juri me shumicë grash.

Është mbledhja e parë në Kanë që nga skandali i producentit Harvey Weinstein që tronditi industrinë e filmit, transmeton portali arbresh.info.

Hapja e festivalit u bë nga filmi “Everybody knows” apo në shqip “Të gjithë e dinë”.

 Javier Bardem dhe Penelope Cruz janë protagonistë të dramës familjare në gjuhën spanjolle me regjisorin iranian Asghar Farhadi.

Filmi është një nga 21 filmat që konkurojnë për Palmën e Artë.

“Të gjithë e dinë” është një dramë rrëmbimi i cili ju mban tërë kohën në ankth për atë se çfarë po ndodhë./Arbresh.info/

https://youtu.be/vi9eISYrwXE?t=12

 

Shpërndaje në rrjete sociale