Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi pritjen tradicionale me rastin e festave të fundvitit me gazetarë dhe përfaqësues të medieve.
Kreu i Shtetit u uroi profesionistëve të medias një vit të ri plot suksese, duke theksuar se ky takim shkon përtej karakterit festiv dhe përfaqëson një shenjë mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.
Presidenti Begaj vlerësoi rolin e gazetarisë si një profesion me sfida të mëdha dhe me përgjegjësi të lartë publike.
“Gjithmonë kam menduar se profesioni i mjekut është më i bukuri në botë. Në fakt jam gabuar, sepse, siç e thotë edhe shkrimtari kolumbian Gabriel García Márquez, gazetaria është profesioni më i bukur në botë. Është një profesion i vështirë, me shumë sfida, por me një përgjegjësi edhe më të madhe. Mjekët e kanë përgjegjësinë ndaj individit, ndërsa ju keni përgjegjësinë ndaj interesit publik. Ju keni qenë të pranishëm kudo, duke u përkushtuar dhe angazhuar gjithmonë”, u shpreh Begaj, transmeton atsh.
Duke vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të gazetarëve në çdo situatë, Presidenti u shpreh se përkushtimi dhe prania e tyre janë thelbësore për funksionimin e demokracisë dhe për forcimin e besimit të publikut.
Begaj falënderoi përfaqësuesit e medieve për kontributin e dhënë gjatë gjithë vitit, duke nënvizuar se përgjegjësia për informimin e saktë dhe të vërtetë është ajo që e bën gazetarinë një profesion për të qenë krenar.
CNN: Mijëra njerëz janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fill...
Faza play off e Kupës së Botës/ Kombëtarja zhvillon stërvitj...
Motori i Wolt-it godet gruan në zebra, ajo përfundon në spit...
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–...
Irani mohon bisedimet me SHBA-në