Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se 29 institucione kulturore dhe arsimore anembanë Kosovës janë pajisur me 118 instrumente të reja dhe 130 pajisje përcjellëse, me një vlerë totale prej afër 1 milion euro.
Çeku theksoi se në këtë listë përfshihen institucione publike, shkolla të muzikës, teatrot e qyteteve, dy universitete publike dhe shtëpitë e kulturës, të cilat janë pajisur me instrumente si grand piano, piano elektrike, pianino, kontrabas, perkusion dhe pajisje të tjera përcjellëse, transmeton Arbresh.info.
Tutje ai shtoi se ky është vetëm raundi i parë i blerjeve, ndërsa në fazën e dytë do të sigurohen edhe instrumente të tjera për të përmbushur plotësisht nevojat e komunitetit muzikor në Kosovë.
“Filharmonia e Kosovës, Baleti i Kosovës, Teatri Kombëtar, Biblioteka Kombëtare, Ansambli “SHOTA”, Pallati i Rinisë dhe Sportit, Amfiteatri i Bibliotekës Universitare janë vetëm disa prej institucioneve në Prishtinë që u pajisën me instrumente muzikore. Blerje masive të kësi lloji nuk ka ndodhur më herët në vendin tonë”, tha Çeku./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...
Kurti e cilësoi jokushtetues dekretin, Presidenca: Osmani kr...
Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...