Dogana e Kosovës njofton se sot ka përfunduar të gjitha përgatitjet për funksionalizimin e pikëkalimit kufitar të Glloboçicës ashtu që të mundësohet kalimi i ngarkesave komerciale me mallra.
Sipas Doganës deri tek ky ri-destinim i dërgesave komerciale nëpërmjet pikë kalimit kufitar të Glloboqicës ka ardhur si rezultat vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës për mbylljen e segmentit të rrugës Hani Elezit – Kaçanik.
“Pikë kalimi kufitar i Glloboqicës ka qenë i hapur për trafik të udhëtarëve derisa tani përkohësisht do të mundësohet edhe trafiku komercial, deri në një vendim tjetër nga Ministria e Infrastrukturës lidhur me segmentin e rrugës Kaçanik – Hani i Elezit. Duke marr parasysh se edhe nga ana maqedonase ky pikë kalim ka qenë i lejuar vetëm për udhëtar e jo për mallra komerciale, jemi duke pritur edhe konfirmimin nga pala maqedone për funksionalizimin komercial të kësaj pike dhe lejimin e dërgesave komerciale ne import, eksport dhe transit përmes pikë kalimit kufitar Glloboqicë”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Deri në marrjen e vendimit nga pala maqedonase ky pikë-kalim nuk mund të funksionalizohet, për çka po presim një përgjigje nga pala maqedonase që gjatë ditës se sotme të behet funksionalizimi.
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...