Ministria e Financave duhet urgjentisht të hap llogari bankare dhe të fton donatorët, bizneset dhe qytetarët që të kontribuojnë me ndihma monetare për banorët e dëmtuar nga përmbytjet shkruan ZHURNAL.
Nisur nga situata e krijuar për shkak të përmbytjeve nga reshjet në Tetovë dhe zona të tjera në vend, Ministria e Financave duhet të hap numra llogarie në të gjitha bankat në vend, për të mbledhur ndihma monetare për banorët e prekur nga katastrofa.
Ministria e Financave pastaj duhet të fton të gjithë donatorët, organizatat e bamirësisë, biznesmenët dhe qytetarët që të japin kontributin e tyre për të lehtësuar situatën e rënduar të banorëve të dëmtuar nga Tetova.
Çdo dhurues atëherë mund të japë kontributin e tij në llogarinë e hapur nga ministria e Financave me emër “Kontribute vullnetare për të përmbyturit në zonën e Tetovës”.
Fondet që do të mblidheshin në numrat e llogarisë do të përdoreshin nga Shtabi i Emergjencave Civile për Përballimin e Pasojave të Përmbytjeve.
Ndryshe në të gjitha shtetet botërore është praktik që nëse ndodh një fatkeqësi natyrore, Ministria e Financave është e obliguar që të hap llogari bankare shkruan ZHURNAL.
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...
E konfirmon Policia: 59-vjeçari bie në bunar, nxirret pa she...