Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka deklaruar se shënjestra e Liverpoolit, Ousmane Dembele, nuk është në shitje.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka deklaruar se është i “interesuar” në nënshkrimin me Dembelen, i cili nuk ka arritur të shpaguaj shumën prej 142 milionë funta të paguar për transferimin e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Dembele do të largohet? Nuk është në shitje”, ka thënë Bartomeu derisa ishte duke folur për radio stacionin ‘RAC1’.
“Ne jemi duke ardhur drejtë fundit të sezonit dhe pas kësaj do të kemi disa takime. Ai është një investim për të ardhmen”
“Ai është shumë i ri dhe ne presim shumë nga ai. Kur një lojtar vjen te Barcelona, kjo ndodh për shkak se Valverde e do atë”
Dembele ka bërë 15 paraqitje në La Liga këtë sezon dhe brenda tyre ka gjetur vetëm një herë rrjetën./arbresh.info/
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...