Policia e Tiranës ka parandaluar një vrasje dhe ka prangosur dy persona që po përgatisnin sulmin ndaj një personi tjetër duke përdorur minë me telekomandë.
Strukturat e Krimeve të Rënda prangosën shtetasit Juljan Shorja, 29 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe shtetasen 26-vjeçare me inicialet R.T., lindur dhe banuese në Tiranë.
Sipas policisë, Julian Shorja po përgatiste një minë me telekomandë për llogari të shtetasit me inicialet Sh.P. Ky i fundit, në bashkëpunim me shtetasin M.A., do ta përdornin këtë lëndë për eleminimin e shënjestrës së tyre.
Policia nuk publikon identitetin e objektivit, ndërkohë që janë shpallur në kërkim shtetasit Sh.P. dhe M.A., ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në banesën e shtetasit Julian Shorja dy kapsolla detonatorë, municione luftarake dhe lëndë narkotike e dyshuar hashash.
/ Top Channel
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...
E konfirmon Policia: 59-vjeçari bie në bunar, nxirret pa she...