Krokodilët, të moshës 1-vjeçare, kishin mbërritur përmes një fluturimi nga Malajzia, gjatë të cilit ishin zënë me njëri-tjetrin për shkak të hapësirës së ngushtë. Ata ishin ndarë nga 10 në 5 kuti, ku kishte vend vetëm për katër.
Një oficer i policisë kufitare tha se, transportuesi i kishte kushtuar fare pak vëmendje mirëqenies së krokodilëve, njëri prej të cilëve ngordhi. Zvarranikët do të dërgoheshin në një fermë në Kembrixhshajër, ku do të rriteshin, por tashmë janë marrë nën kontroll nga një shoqatë për përkujdesjen ndaj kafshëve.
Sipas oficerit të policisë kufitare, 49 krokodilët e mbetur do të riatdhesohen. “Nuk mund të lejojmë që zvarranikët të transportohen në këtë mënyrë. Do të konfiskojmë çdo gjë që bëhet në shkelje me rregulloren. Ky rast të shërbejë si shembull”, tha Grant Miller.
Liverpool favorit për transferimin e Marcos Senesi
Silva drejt transferimit tek Inter Miami
Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse pro...
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror